Në vitin 2020 Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtare e plotfuqishme e NATO-s. Për ne, kompletimi i procesit teknik për anëtarësim të plotfuqishëm në Aleancën, ratifikimi i fundit nga Parlamenti spanjoll është prioritet, ndonëse kjo nuk varet drejtpërdrejt prej nesh. Tani nevojitet si shtet të tregojmë se nëse nga aleatët tanë kërkojmë të jenë të përkushtuar maksimalisht në përfundimin e procedurave të brendshme, edhe ne në vend dimë ta kryejmë detyrën tonë të shtëpisë. Parlamenti ynë duhet të jetë i gatshëm, pa marrë parasysh procedurat zgjedhore, të takohet dhe të kurorëzojë me sukses synimin tridhjetëvjeçar të gjeneratave të qytetarëve të Maqedonisë.
Kjo është porosia nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska në intervistën për MIA-n, në të cilën flet për atë që është punuar në resorin e saj, për sfidat me të cilat janë përballur në mbrojtjen, por edhe për prioritetet në vitin e ri 2020.
Ajo paralajmëron se viti 2020 do të jetë edhe më intensiv, por edhe vit në të cilin do të shihen rezultatet nga gjithë ajo që është arritur sivjet.
Sfida e parë, sipas saj, ishte të kthehet anëtarësimi në NATO në binarë funksional.
– Njëmbëdhjetë vite pritëm që VMRO-DPMNE-ja të na futë në NATO. Nuk ia dolën. Tani, kur ne këtë e siguruam për vetëm 2 vite, sërish duan ta bllokojnë shtetin. Siç duket për ta, “kalbja” në hapësirat e pritjes së NATO-s dhe të BE-së është skenari më i mirë. Vetëm në këtë mënyrë mund ta mbajnë shtetin të kapur, përmes frikësimit të gjithë qytetarëve dhe korruptimit të funksionarëve të tyre, shprehet Shekerinska.
Në këtë drejtim shton se votimi prej dy të tretave për Ligjin e mbrojtjes është votim për NATO-n, ndërsa bllokimi i këtij ligji, konsideron ajo, sqaron pse vendi 11 vite qëndronte në vendnumëro. Për shkak se VMRO-DPMNE-ja shprehet se është për NATO-n dhe për BE-në, e në fakt është kundër në mënyrë aktive. Në vend se të votojë për Ligjin dhe në këtë mënyrë të aktivizojë mbrojtjen e sigurisë së aleancës më të fuqishme ushtarake-politike për shtetin e saj, VMRO-DPMNE-ja, thekson, bën bllokadë.
Në intervistën për MIA-n, Shekerinska flet edhe për buxhetin e rritur të mbrojtjes për vitin 2020, që është thuajse 100 për qind më i madh sesa ai në vitin 2017, për pagat e rritur për 16 për qind, për ushtarët profesionistë të cilët nga muaji mars do të kenë më shumë se 30.000 denarë – rritje rekorde prej më shumë se 50 për qind, për vetëm dy vite.
Cilat ishin sukseset më të mëdha që janë arritur në këtë resor në vitin 2019?
I tërë viti 2019 është shoqëruara me data të rëndësishme që do të hyjnë në librat shkollorë të historisë së shtetit tonë si suksese më të mëdha në realizimin e qëllimit numër një strategjik tridhjetëvjeçar – anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Këto suksese janë rezultat i politikës së kësaj qeverie dhe proceseve reformuese në resorin e mbrojtjes. Këto data janë gjashtë shkurti, kur të gjitha vendet anëtare të NATO-s e nënshkruan Protokollin për aderimin e Maqedonisë së Veriut në Aleancë, 8 shkurti, kur u votua ratifikimi i parë i Protokollit, dhe 27 datat vijuese të ratifikimit të këtij protokolli në parlamentet e vendeve anëtare të NATO-së, takimet e Këshillit Veriatlantik në të cilat për herë të parë unë dhe ministri i Jashtëm morëm pjesë si ministra të Maqedonisë së Veriut, në tavolinën e NATO-s, dhe në fund 4
dhjetori, kur flamuri i vendit tonë u ngrit në shtizë në mesin e flamujve të pjesëtarëve të aleancës më të fuqishme ushtarake-politike në Londër.
Ky sukses nuk na është dhuruar, kemi punuar për të. Duhej t’i ndryshojmë institucionet dhe imazhin e tyre, të dëshmojmë se jemi partner i besueshëm për NATO. Në resorin e mbrojtjes kjo do të thoshte pak kohë për hapa të mëdha përpara që të dalim nga ngecja 11 vjeçare, ta ndërpresim dhe të riorientojmë trendin e uljes së mjeteve për mbrojtjen, t’i miratojmë dokumentet strategjike që ishin harruar dhe të fillojmë modernizimin e Armatës. Vendosëm një qëllim ambicioz, premtuam se do të kemi sukses dhe e mbajtëm fjalën.
Para së gjithash, morëm përsipër obligimin që deri në vitin 2024 buxheti për mbrojtjen të arrijë deri 2 për qind të BPV-së. Në vitin 2017 këto mjete ishin rreth 0,9 për qind të BPV-së, ndërsa në vitin 2020 tashmë kemi mbërritur deri te shuma prej 1,4 për qind të BPV-së. Këto janë para për armatën tonë si armatë e një vendi anëtar të NATO-s. Tingëllon si e pamundshme, por buxheti për mbrojtjen për vitin 2020 është rritur thuajse 100 për qind krahasuar me atë të vitit 2017. Kjo do të thotë dyfish më shumë para për secilin pjesëtarë të Armatës, për kushtet e tyre të punës, për jetë, pajisje. Dhe kjo tendencë nuk do të ndryshojë. Sivjet kemi buxhet të rritur në raport me një vit më parë, vitin 2018, ndërsa për vitin e ardhshëm sërish është parashikuar rritje për plotë 22 për qind, gjegjësisht shumë të përgjithshme diçka mbi 10 miliardë denarë. Para për Armatën!
Tashmë flasim nëse Armata ka, për shembull, çizme përkatëse, nëse ka pajisje rezerve për automjetet, nëse ka pneumatikë. Tani flasim për atë deri ku është procesi i furnizimit të automjeteve luftarake. Flasim për makina të reja të inxhinierisë, që nuk janë furnizuar për 16 vite të tëra. Flasim për mbrojtje të forcuar kibernetike. Flasim për paga më të larta, të drejta të garantuara që rezultojnë nga Marrëveshja kolektive, kompensime të garantuara që ndikojnë në buxhetin familjar të çdo pjesëtari të Armatës.
Pjesëtarët e Armatës ishin të harruar dhe në margjinat. Pagat dhe të drejtat e tyre stagnuan. I kemi rritur pagat për 16 për qind, ndërsa me ligjin e ri vendosëm kompensim fiks mujor prej 7.000 denarëve shtesë. Ushtarët profesionistë të cilët kanë pasur të ardhura mujore prej 20.000 denarëve, prej muajit mars do të kenë mbi 30.000 denarë – rritje rekorde prej mbi 50 për qind, për vetëm 2 vjet.
E përpiluam edhe Ligjin e ri të mbrojtjes, si dhe ndryshimet në Ligjin për shërbim në Armatë, të cilët tregojnë qartë se shteti kalon në një lloj të ri të mbrojtjes kolektive në Aleancën. Më nuk jemi vetë. Çdo sfidë e jona është sfidë e 29 aleatëve të tjerë. Ky është realiteti që ne në këtë vend asnjëherë deri tani nuk e kemi jetuar.
Me cilat sfida jeni përballur, për cilat kishit zgjidhje, cilat mbeten të hapura?
Sfida e parë ishte të kthejmë anëtarësimin në NATO në binarë funksional. Të dëshmojmë edhe në vend edhe në NATO se fjala jonë vlen dhe se jemi shtet që e di se çfarë do dhe ku shkon. Dhe ia dolëm.
Njëmbëdhjetë vite pritëm që VMRO-DPMNE-ja të na futë në NATO. Nuk ia dolën. Tani, kur ne këtë e siguruam për vetëm 2 vite, sërish duan ta bllokojnë shtetin. Siç duket për ta, “kalbja” në hapësirat e pritjes së NATO-s dhe të BE-së është skenari më i mirë. Vetëm në këtë mënyrë mund ta mbajnë shtetin të kapur, përmes frikësimit të gjithë qytetarëve dhe korruptimit të funksionarëve të tyre.
Kjo shihet edhe gjatë miratimit të Ligjit të mbrojtjes, për të cilin nevojitet shumicë prej dy të tretave. Pas tri dekadave ëndrra na u bë realitet, por opozita jo vetëm që nuk mund ta sheh këtë por edhe e bllokon. Ky është një hap jashtëzakonisht i rrezikshëm, i cili e zbulon qëllimin e VMRO-DPMNE-së që t’i rikthejë shtetin e kapur, konfliktet dhe mungesën e perspektivës.
Votimi i Ligjit të mbrojtjes është votim për NATO-n, ndërsa bllokimi i këtij ligji sqaron pse vendi 11 vite qëndronte në vendnumëro. Për shkak se VMRO-DPMNE-ja shprehet se është për NATO-n dhe për BE-në, e në fakt është kundër në mënyrë aktive. Në vend se të votojë për Ligjin dhe në këtë mënyrë të aktivizojë mbrojtjen e sigurisë së aleancës më të fuqishme ushtarake-politike për shtetin e saj, VMRO-DPMNE-ja bën bllokadë. Kur tashmë e realizuam anëtarësimin në NATO, është koha e fundit që deputetët e VMRO-DPMNE-së të tejkalojnë kalkulimin politik dhe të tregojnë patriotizëm themelor.
Sfida e dytë ishte motivimi i Armatës pas anashkalimit 11 vjeçar. Praktikisht askush nuk besonte se do t’i rrisim pagat për 10 për qind në fillim të vitit të kaluar, e aq më pak besonte se sivjet do të vijojnë një rritje. Askush nuk besonte se më në fund do të zgjidhim çështjen banesore dhe do të propozojmë ndryshime ligjore me të cilat të gjithë pjesëtarët e Armatës, përveç atyre që tashmë kanë marrë banesë nga Armata paraprake, që është një numër jashtëzakonisht i vogël, do të marrin kompensim mujor prej 7.000 denarëve. Askush nuk besonte se do të sigurojmë kushte më të volitshme për pensionim të pjesëtarëve të Armatës. Askush nuk mendonte se me Ligjin e ri për shërbim në mënyrë plotësuese do t’i rrisim pagat e civilëve në Armatë, të cilat ishin nën çdo minimumi. Askush nuk besonte se pas 16 viteve do të furnizohemi me makina të reja të inxhinierisë, por, ja, pjesa e parë e atyre makinave tashmë gjendet në duart tona dhe inxhinierët e armatës tashmë i përdorin. Askuh nuk besonte …, por treguam se për NATO-n dhe mbrojtjen, fjala është fjalë.
Prandaj, kjo sfidë e madhe mori një zgjidhje të thjeshtë. Përfundimisht, pjesëtarët e Armatës e panë se atë që e paralajmërojmë, e realizojmë dhe më vjen mirë që kjo e rritë edhe presionin ndaj nesh që të jemi edhe më ambicioz. Të bëjmë çmos për Armatën, e cila ishte përfaqësuesi i parë dhe më i mirë i vendit të saj në bashkëpunim me partnerët e NATO-s dhe e fitoi pozicionin e saj aleat në Aleancën.
Cilat janë prioritetet në të cilat duhet të vihet fokusi në vitin 2020?
Në vitin 2020 Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtare e plotfuqishme e NATO-s. Për ne, kompletimi i procesit teknik për anëtarësim të plotfuqishëm në Aleancën, ratifikimi i fundit nga Parlamenti spanjoll është prioritet, ndonëse kjo nuk varet drejtpërdrejt prej nesh. Por, prej nesh varet të tregojmë se jemi aleat i besueshëm. Tani nevojitet si shtet të tregojmë se nëse nga aleatët tanë kërkojmë të jenë të përkushtuar maksimalisht në përfundimin e procedurave të brendshme, edhe ne në vend dimë ta kryejmë detyrën tonë të shtëpisë. Parlamenti ynë duhet të jetë i gatshëm, pa marrë parasysh procedurat zgjedhore, të takohet dhe të kurorëzojë me sukses synimin tridhjetëvjeçar të gjeneratave të qytetarëve të Maqedonisë.
Viti 2020 do të jetë vit në të cilin do të duhet të jemi të përgatitur dhe të shfrytëzojmë të drejtën e votës në Aleancë që, përveç përfitimeve, me vete bartë edhe përgjegjësi.
Viti 2020 do të jetë vit në të cilin Armata do të vazhdojë modernizimin, edhe atë në disa fusha. Presim që të vazhdojë procesi i furnizimit të automjeteve të reja të dedikuara për
Grupin e lehtë të batalionit të këmbësorisë, ndërsa do t’i marrin edhe makinat tjera të inxhinierisë për të cilat tashmë kemi nënshkruar marrëveshje.
Unë jam njeri që konsideron se gjithmonë mundemi më mirë dhe prandaj do të vazhdojmë të punojmë edhe në fushën e transparencës dhe llogaridhënies, që është bazë për çdo demokraci të mirëfilltë. Vitin e kaluar Ministria ishte njëra prej tri institucioneve më të mira sipas indeksit për transparencë aktive dhe në majën e listës sipas transparencës në furnizimet publike. Do të jemi edhe më të mirë!
Do të punojmë edhe në mbrojtjen nga shqetësimi, meqë mjedisi i armatës duhet të jetë i dëshiruar dhe i drejtë për të gjithë, edhe gra edhe burra. Do të vazhdojmë me përtëritjen e Armatës me qytetarë të ri, të rinj, të motivuar, ndërsa do të punojmë edhe në përmirësimin e kushteve të tyre për punë, gjë që shihet edhe përmes buxhetit të propozuar për vitin 2020, ku për rekonstruksionin e objekteve dhe infrastrukturës kemi parashikuar trefish më tepër mjete krahasuar me vitin 2019.
Në vitin 2020, Kumanova do të bëhet nikoqire e SEEBRIG – Brigadës së Evropës Juglindore, ndërsa në kazermën e Shtipit do të vazhdojmë me formimin e Grupit të lehtë të batalionit të këmbësorisë, NATO-resursit tonë kryesor.
Viti 2020 do të jetë edhe më intensiv, por edhe vit në të cilin do të shihen rezultatet nga gjithë ajo që e kemi arritur sivjet. Qytetarët mund të jetë të qetë – po hyjmë në vitin më të sigurt, të aleancës, më të fuqishëm ekonomikisht 2020./MIA