Debat për pensionimin në Armatë në Komisionin kuvendor amë

Pagesa e shpenzimeve shtesë për sigurimin shëndetësor të pjesëtarëve të Armatës në afat prej shtatë ditëve pas konstatimit të arsyetimit sipas kësaj baze, parasheh amendamenti i vetëm i pranuar nga 15 amendamentet e parashtruara të ndryshimeve dhe plotësimeve të propozuara të Ligjit për shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me procedurë të shkurtuar, që sot janë mbështetur nga Komisioni kuvendor amë për mbrojtje dhe siguri.

VMRO-DPMNE-ja opozitare e cila i parashtroi të gjitha amendamentet, ka tërhequr nëntë, ndërsa pesë amendamentet tjera që nuk janë pranuar për shumicën në Komision dhe për ministren dikasteriale Radmilla Shekerinska shkaktuan debat treorësh. Kryesisht u debatua për amendamentet me të cilat VMRO-DPMNE-ja kërkoi mundësi për pensionimin e pjesëtarëve të Armatës me një nga kushtet, të kenë të mbushura 40 vjet, stazh të pensionimit ose të jenë të moshës 55 vjeçare, si dhe kufizim në pesë orë të angazhimit të të punësuarve nga Armata në shëndetësinë publike.

Ministrja Shekerinska, duke sqaruar se amendamenti nuk është i pranueshëm, theksoi se propozimi është pak hipokrit sepse VMRO-DPMNE-ja nuk kanë pasur mundësi të bëjnë diçka të tillë gjatë 11 viteve derisa ishin në pushtet. Është lehtë të flitet, theksoi ministrja, pa u siguruar ligji që të mund të funksionojë.

“Rreth pensionimit kemi bërë shumë llogaritje dhe diskutime. Ka njerëz të cilët duan dhe shumë më të rinj që të pensionohen dhe të gjejnë punë tjetër që është absolutisht legjitime, por Armata duhet t’i ketë kapacitetet që i janë të nevojshme, e jo vetëm t’u japim shans më herët të largohen në pensin. Për pyetjen nuk ka standarde të NATO-s dhe gjëra të tilla mendoj të mos improvizojmë. Për herë të parë kushtet për pensionim i bëjmë më të volitshme edhe atë jo vetëm që e vendosim në ligj, por sigurojmë edhe para. Nëse keni menduar se kjo është diçka që duhet të futet për këtë keni pasur 11 vite. Pse nuk keni siguruar pensionim në Armatë në pajtim me rregullat në Ministrinë e Punëve të Brendshme? Pasi që edhe vetë ju jeni të vetëdijshëm se kjo është e rëndë dhe shtrenjtë”, ka thënë Shekerinska.