Shekerinska nuk do të jetë ministre në Qeverinë e re

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, paralajmëroi se nuk do të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme. Ajo gjatë konferencës për media, shprehu pakënaqësitë e saja për politikat e LSDM-së, dhe se sipas ministres politikat e gabuara të partisë në pushtet kanë sjellur humbjen që e përjetuan në zgjedhjet e fundit lokale. Ajo tha se përfundimi i saj është se nuk e kanë dëgjuar dhe kuptuar zërin e popullit, dhe prandaj zgjedhjet lokale ua kanë sjellur rezultatet e dobëta.

“I vetmi vendim parimor që kam do të thoja se nuk do të jem pjesë e Qeverisë së ardhshme. Mendoj se në periudhën e kaluar, kemi mundur që të prodhojmë rezultate si qeveri, unë si ministre e mbrojtjes, vetëm përshkak të asaj që kemi treguar principe, përgjegjësi dhe shumë punë dhe atëherë ia vlente dhe kishte rezultate, ndërsa nëse nuk jemi parimor atëherë mendoj se këto rezultate nuk mund të vijnë”, ka thënë Shekerinska.