Në vazhdën e përgatitjeve për Kongresin e ardhshëm, Aleanca për Shqiptarët po vazhdon me intensitet procesin e riorganizimit dhe konsolidimit të strukturave të saj në të gjitha degët e vendit.Në një atmosferë pozitive, me pjesëmarrje të madhe të anëtarëve, aktivistëve dhe mbështetësve, sonte u zhvillua Kuvendi Zgjedhor i Degës së Aleancës për Shqiptarët në Dibër. Gjatë punimeve të kuvendit u zgjodh udhëheqja e re e degës, si dhe u kompletuan organet drejtuese që do ta udhëheqin aktivitetin politik në periudhën e ardhshme.Në këtë ngjarje morën pjesë drejtuesit më të lartë të Aleancës për Shqiptarët, të kryesuar nga kryetari Dr.Arben Taravari , së bashku me deputetë, funksionarë partiakë, aktivistë dhe qytetarë të shumtë, duke dëshmuar unitetin, mbështetjen dhe vullnetin për ta çuar përpara vizionin politik të partisë.
Kuvendarët, përmes votimit, i besuan drejtimin e Degës së Dibrës udhëheqjes së re kryesuar nga Shefki Kiu Lleshi, i cili në fjalën e tij para të pranishmëve shprehu falënderim për besimin e dhënë dhe u zotua se me përgjegjësi, transparencë dhe angazhim të vazhdueshëm do të punojë për forcimin e strukturës së degës, rritjen e bashkëpunimit me qytetarët dhe avancimin e objektivave të Aleancës për Shqiptarët.
Aleanca për Shqiptarët mbetet e përkushtuar në ndërtimin e një organizimi modern, të fuqishëm dhe të bashkuar, duke vazhduar procesin e konsolidimit në çdo degë të saj, me synimin që të jetë gjithnjë më pranë qytetarëve dhe nevojave të tyre.





