Presidenti Trump i tha Axios të shtunën se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i kërkoi atij një takim në Shtëpinë e Bardhë dhe se ky takim mund të zhvillohet që javën e ardhshme, pasi Trump të kthehet nga samiti i NATO-s.
“Ne shkojmë shumë mirë me njëri-tjetrin. [Netanyahu] e di kush është shefi”, tha Trump në një intervistë të shkurtër telefonike, duke iu referuar vetes, shkruan Axios.
Ky do të ishte takimi i parë midis dy udhëheqësve që nga takimi i tyre dramatik në Dhomën e Situatave në shkurt, kur Netanyahu paraqiti planin e tij për nisjen e një lufte të përbashkët kundër Iranit.
Një zyrtar izraelit tha se java e ardhshme mund të jetë shumë herët për të zhvilluar vizitën për shkak të udhëtimit të Trump në Turqi, ku samiti i NATO-s do të zhvillohet më 7-8 korrik.
“Mund të ndodhë javën pas,” tha zyrtari.
Zyra e kryeministrit izraelit tha se Netanyahu e telefonoi Trumpin të premten për ta uruar atë për 250-vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara.
“Gjatë bisedës së tyre, Kryeministri tha se Shtetet e Bashkuara janë garantuese të lirisë globale dhe se Izraeli i vlerëson shumë marrëdhëniet e ngushta midis dy kombeve. Kryeministri Netanyahu dhe Presidenti Trump ranë dakord të takohen së shpejti në Shtetet e Bashkuara”, tha zyra e Netanyahut.



