ShBA reagon pasi Putini tha se Rusia do të vendosë armë bërthamore në Bjellorusi

Presidenti rus, Vladimir Putin, dje ka deklaruar se do të vendosë armë taktike bërthamore në Bjellorusi,

Shtetet e Bashkuara kanë reaguar me kujdes ndaj deklaratës së Putinit, me një zyrtar të lartë të administratës duke thënë se nuk kishte shenja që Moska planifikonte të përdorte armët e saj bërthamore.

Putin i krahasoi planet e tij me vendosjen e armëve të SHBA-së në Evropë, duke thënë se Rusia nuk do ta transferonte kontrollin në Bjellorusi, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.

“Nuk ka asgjë të pazakontë këtu, së pari, Shtetet e Bashkuara e kanë bërë këtë për dekada. Ata kanë vendosur prej kohësh armët e tyre taktike bërthamore në territorin e vendeve të tyre aleate. Ne ramë dakord që do të bëjmë të njëjtën gjë, pa shkelur detyrimet tona, theksoj, pa shkelur detyrimet tona ndërkombëtare për mospërhapjen e armëve bërthamore”, ka thënë Putin.