SHBA-ja po mbledh prova për krimet e luftës në Ukrainë

HANDOUT - 25.02.2022, Ukraine, Kiew: Auf diesem vom Pressedienst der ukrainischen Polizei veröffentlichten Foto inspizieren Feuerwehrleute die Schäden an einem Gebäude nach einem Raketenangriff auf ukrainische Hauptstadt. Russland setzt seine Invasion in die Ukraine bis in die Außenbezirke Kiews fort. Russland hat am Donnerstag, 24.02.2022, einen umfassenden Angriff auf die Ukraine gestartet und Städte und Stützpunkte mit Luftangriffen oder Granaten beschossen. Foto: Uncredited/Ukrainian Police Department Press Service/AP/dpa - ACHTUNG: Nur zur redaktionellen Verwendung und nur mit vollständiger Nennung des vorstehenden Credits +++ dpa-Bildfunk +++

Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka akuzuar Rusinë për kryerjen e krimeve të luftës në Ukrainë, duke thënë se ka “prova të qarta” që po ndodhin vepra të tilla.

Gjatë një konference për shtyp, Pentagoni tha se do të ndihmonte në mbledhjen e provave të mizorive, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.

“Ne sigurisht shohim prova të qarta se forcat ruse po kryejnë krime lufte dhe ne po ndihmojmë në mbledhjen e provave për këtë”, tha zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby.

Ai ka thënë se SHBA-ja do të kontribuojë në procesin hetimor, por shtoi: “Sa i përket asaj që do të dalë nga kjo, ky nuk është një vendim që do të merrte udhëheqja e Pentagonit”.

Në fillim të këtij muaji, Britania e Madhe dhe 37 vende të tjera referuan Rusinë te prokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC) për të hetuar “krimet e luftës në Ukrainë” në referimin më të madh në historinë e GJPN-së.