Aleanca për Shqiptarët në Studeniçan, u zgjodhën delegatët

Aleanca për Shqiptarët – Dega e Studeniçanit sonte mbajti Kuvendin Zgjedhor.

Në njoftimin e kësaj partie thuhet se në këtë kuvend u verifikua mandati i kuvendarëve të kësaj dege, u zgjodhën delegatët për Kongresin e dytë të Aleancës për Shqipëtarët dhe u bë propozimi i antarëve për Kuvendin Qendror.

Në këtë kuvend të degës së ASH-së në Studeniçan mori pjesë edhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, por edhe kryetari i komunës, Azem Sadiki, Zulfi Adili si dhe Nimetulla Demiri.(INA)