Shtetet e Bashkuara të martën shfuqizuan një licensë të përgjithshme që e autorizonte shitjen e naftës iraniane, përderisa një zyrtar amerikan paralajmëroi se veprimet e Iranit në Ngushticën e Hormuzit janë “tërësisht të papranueshme” dhe do të ballafaqohen me pasoja pas sulmeve ndaj anijeve cisterna në rrugën ujore strategjike.
Çmimet e karburanteve u rritën për më shumë se 5 për qind pas këtij njoftimi. Thesari i ShBA-së tha se do të lejojë një periudhë kalimtare deri më 17 korrik për shitjet e naftës iraniane që ishin lejuar me licensën tashmë të shfuqizuar, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.
Zyrtari amerikan tha se negociatorët vazhduan të punonin në mirëbesim drejt një marrëveshjeje përfundimtare me Iranin pavarësisht përshkallëzimit të fundit.



