Arrestohet një 22-vjeçar pasi kërcënoi me armë disa persona në stacionin në Zelenikovë

​Një njëzet e dy vjeçar nga fshati Strahajadicë e Shkupit është arrestuar pas një denoncimi se ka kërcënuar me pistoletë disa persona pranë stacionit në Zelenikovë, njofton Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).

​Sipas denoncimit, incidenti ka ndodhur më 5 korrik rreth orës 21:10, kur V.I. (22), derisa ishte së bashku me 24-vjeçarin E.B., ka drejtuar kërcënime me pistoletë ndaj 41-vjeçarit I.M. dhe disa personave të tjerë.
​Në denoncim gjithashtu theksohet se E.B. ka sulmuar fizikisht 35-vjeçarin N.N.

​V.I. është arrestuar të nesërmen. Për rastin është njoftuar prokurori publik, ndërsa pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të ngjarjes do të vijojnë parashtresat përkatëse.