ShBA i ndan 1.1 milion dollarë Maqedonisë së Veriut për të luftuar COVID-19

Qeveria e Shetteve të Bashkuara të Amerikës ka ndarë 1.1 milion dollarë për të lehtësuar përhapjen e COVID-19 në Maqedoninë e Veriut. Përmes Agjencisë së ShBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Shtetet e Bashkuara po i sigurojnë këto fonde për Organizatën Botërore të Shëndetit (OBSH) dhe Fondin e Fëmijëve të Kombeve të Bashkuara – UNICEF për të zbatuar aktivitete dhe përpjekjet e vendit për t’iu përgjigjur COVID-19.