SHBA dhe Kanadaja pajtohen për mbylljen e pjesshme të kufirit

SHBA dhe Kanadaja kanë rënë dakord të mbyllin kufirin e tyre për “trafikun jothelbësor”, si masë për frenimin e pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), njoftoi presidenti amerikan Donald Trump.

Mbyllja e pjesshme nuk do të ndikojë në tregti, tha Trump në një postim në Twitter. Ai nuk shpalosi detaje shtesë, por tha se këto detaje do të zbulohen më vonë.

Rastet e konfirmuara të koronavirusit në SHBA kanë kaluar shifrën 6.500, prej së cilës 115 kanë rezultuar me vdekje, sipas një informacioni jozyrtar nga Universiteti Johns Hopkins në Baltimore, Maryland.

Universiteti po ashtu ka njoftuar për 598 raste në Kanada, përfshirë tetë viktima.