Covid-19, Praga blen në Kinë 150 000 teste të shpejta

Republika Çeke ka blerë në Kinë 150 000 teste të shpejta për depistimin e koronavirusit, theksoi sot ministri i Shëndetësisë, Adam Vojtech.

Testet, që do të mbërrijnë sot në Republikën Çeke, do të jenë të destinuara për banorët e 21 qyteteve në rajonin Olomouc, në lindje të vendit, të mbyllura plotësist nga autoritetet dhe ku virusi është prezent.

Për më tepër, testet të cilat bëjnë të mundur zbulimin, me një probabilitet të lartë, e pranisë së virusit në 20-25 minuta, nga gjashtë orësh për testet tradicionale, do të vihen në dispozicion të policisë, ushtrisë dhe spitaleve të mëdha.

Republika Çeke kërkon gjithashtu të blejë në Kinë veshje mbrojtëse dhe respiratorë.