SHBA, Biden triumfon kundër kandidatëve të tjerë duke kaluar të gjitha parashikimet

Kandidati demokrat, Joe Biden po arrin rezultate surprizuese në zgjedhjet paraprake për kandidaturën kundër Trump në zgjedhjet presidenciale të nëntorit të këtij viti.

Duke kaluar të gjitha parashikimet, Biden ka fituar në Virxhinia.

Ai ka fituar gjithashtu në Karolinën e Veriut, Oklahoma, Tenesi, Alabama, Minesota dhe Arkansas.

Ndërkohë, kandidati tjetër, Bernie Sanders, për momentin, ka fituar vetëm në Vermont dhe Kolorado.