FED ul normat e interesit për shkak të COVID-19

Rezerva Federale e SHBA-së (FED) uli normat e interesit në një interval nga 1 deri në 1,25%, duke marrë masa për të mbrojtur ekonominë amerikane nga ndikimi i koronavirusit.

“Bazat e ekonomisë amerikane mbeten të forta. Megjithatë, koronavirusi paraqet rreziqe të reja për aktivitetin ekonomik”, njoftoi FED.

Në deklaratë thuhet se komiteti i përcaktimit të normës po monitoron nga afër zhvillimet dhe ndërlikimet për perspektivën ekonomike dhe do të përdorë mjete të përshtatshme për të mbështetur ekonominë.

Shkurtimi me gjysmë pikë përqindjeje është më i madhi që nga kriza financiare e vitit 2008.

Vendimi erdhi dy javë para takimit të ardhshëm të FED, duke reflektuar urgjencën e përpjekjeve për të parandaluar një rënie të mundshme të ekonomisë.