Shaqiri: Tekstet shkollore drejt përmirësimit

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri sonte në Programin 200, në Alsat, i pyetur për tekstet shkollore “topin e gjuajti” te Këshilli dhe Organet e Ministrisë si dhe kuptohet te kriza finaciare.

“Nëse koncentrohemi tek çështja që ka të bëjë me tekstet shkollore, e cila është drejtë përmirësimit. Këshilli dhe organet duhet t’i kordinojmë aktivetet, por kemi edhe krizë financiare. Buxheti në këtë periudhë kohore ka patur mjete të kufizuara”, tha Jeton Shaqiri, Ministër i Arsimit dhe Shkencës.