Shaqiri s’kursehet në lëvdata për veten: Jam lojtar i ndeshjeve të mëdha

Ylli i Zvicrës, Xherdan Shaqiri ka thurur disa komente për veten.
Lojtari zviceran, Shaqiri ishte akter kryesor në ndeshjen e fundit të kombëtares së tij, Zvicrës, kur shënoi gol ndaj Serbisë.

Duke folur së fundmi për kualitetet e tij, Shaqiri e cilësoi veten si një lojtar i ndeshjeve të mëdha.

“Nuk është gabim të thuhet se jam lojtar i ndeshjeve të mëdha”, ka thënë Shaqiri, përcjell lajmi.net.

“Unë besoj se kam këtë mentalitet i cili më ndihmon shumë dhe statistikat e tregojnë këtë”, shtoi anëtari i Chicago.

Xherdan Shaqiri me kombëtaren e tij sonte do të kenë përballë kombëtaren e Portugalisë, në kërkim të biletës për fazën çerkefinale.