Shaqiri refuzon klubin e njohur gjerman: Do të qëndroj në Liverpool

Mesfushori shqiptar, Xherdan Shaqiri raportohet se ka refuzuar klubin e Hertha Berlinit që bën gara në Bundesliga, shkruan “Zeri.info”.

29-vjeçari dëshiron të mbetet në “Anfield” dhe për këtë arsye ka refuzuar kalimin te gjermanët në këtë afat kalimtar.

Shaqiri që është duke u aktivizuar javët e fundit te Liverpooli ka luajtur në 11 ndeshje.

Ai ka realizuar një gol dhe ka asistuar në tre të tjerë.

Kujtojmë se futbollisti nga Zhegra e Gjilanit gjatë karrierës ka luajtur në Gjermani te Bayern Munich.