Informacionet se Lyon do të kërkonte të ndahej shpejt nga Xherdan Shaqiri vetëm se po shtohen. L’Equipe ka shkruar se klubi do të jetë shumë i vëmendshëm ndaj ofertave për sulmuesin e Baselit pasi ata nuk janë të kënaqur me performancat e tij.
Gazetari i ‘L’Equipe’, Vincent Duluc e përshkruan transferimin e Shaqirit si një “gabim” të klubit francez. Ai ka thënë se klubi “ka ndërmend ta heqë qafe Shaqirin këtë dimër, 6 muaj pasi e bleu nga Liverpooli për 6 milionë euro, plus bonuse.”
Në 13 ndeshje Shaqiri këtë sezon me Lyon, ai ka shënuar vetëm një gol dhe ka dhënë dy asistime.