Një përballje mes dy yjeve shqiptarë mund të jetë një nga momentet më interesante të verës në futbollin evropian, shkruan albinfo.ch.
Më 18 korrik, me fillim nga ora 15:30, FC Basel do ta presë Juventusin në stadiumin “St. Jakob-Park” (“Joggeli”) në ndeshjen e fundit miqësore para nisjes së sezonit të ri.
Me shumë gjasa, #Xherdan_Shaqiri do të jetë titullar në radhët e Baselit, ndërsa në anën tjetër pritet të luajë edhe #Edon_Zhegrova me fanellën e Juventusit, pavarësisht spekulimeve të shumta për një transferim gjatë afatit kalimtar të verës.
Përballja mes Shaqirit dhe Zhegrovës do të ishte një atraksion i veçantë për tifozët shqiptarë, pasi dy prej futbollistëve më të mirë shqiptarë të viteve të fundit mund të përballen për herë të parë si kundërshtarë në nivel klubesh.
Takimi do të shërbejë si testi i fundit për të dy skuadrat para fillimit të sezonit të ri, ndërsa të gjitha sytë do të jenë te dy yjet shqiptarë.
Mbetet të shihet nëse trajnerët do t’u besojnë minuta të plota Shaqirit dhe Zhegrovës dhe nëse tifozët do të kenë mundësinë të shijojnë një duel të veçantë shqiptar në “Joggeli”. /Albinfo.ch



