Shaqiri ka një mesazh para ndeshjes me Lituaninë

Zvicra do të ndeshet me Litaninë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror, “Katar 2022”, transmeton lajmi.net.

Shaqiri në ndeshjen kundër Bullgarisë shkëlqeu me dy asistime dhe madje një gol, por që goli nuk iu llogarit në emër të tij.

Sidoqoftë, gjilanasi tani ka postuar një fotografi në rrjetin social, Instagram.

Në foto shihet Shaqiri duke u stërvitur, “Big Shaq” i ka vënë mbishkrimin “Sytë tek çmimi” fotografisë ku shihet i fokusuar ta godasë topin.

Përpos Shaqirit, edhe Granit Xhaka pritet të startojë në ndeshjen e sotme./Lajmi.net/