Media suedeze: Kulusevski nuk starton ndaj Kosovës

Sipas medias suedeze, Sportbaldet, Suedia do të pushojë yllin, Dejan Kulusevski i cili pritet të jetë në bankën rezervë, transmeton lajmi.net.

Në vend të Kulusevskit, pritet të hyjë Emie Forsberg i cili është një lojtar më direkt.

Forsberg pritet të startojë nga mesfusha, por në sulm pritet të jenë, Ibrahimovic dhe Alexander Isak.

Kujtojmë që më herët, Ibrahimovic e kritikoi federatën për mos ftimin e Kulusevskit, ku vëri në pikëpyetje njerëzi që punojnë atë.

Formacioni i mundshëm i Suedisë ndaj Kosovës./Lajmi.net/

Kristoffer Nordfeldt – Mikael Lustig, Victor Nilsson Lindelöf, Filip Helander, Ludwig Augustinsson , Viktor Claesson, Kristoffer Olsson, Sebastian Larsson, Emil Forsberg, Zlatan Ibrahimovic, Alexander Isak.