Shaqiri: Do të ketë rritje të bllok dotacioneve edhe gjatë vitit

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqir komentoi sot vërejtjet e komunës së Çairit dhe të Tetovës në lidhje me bllok dotacionet për këta dy komuna, përcjell TV21. Shaqiri siguron komunat se nuk do u mungojnë mjetet financiare.

“E dimë që viti kalendarik është 12 muaj, gjatë vitit kalendarik komunat e dinë që bllok dotacionet rriten, pas rebalanceve të ndryshme buxhetore. I siguroj të dy komunat, shkollat, ashtu siç nuk u ka munguar asnjë gjë në vitin paraprak, nuk do t’u mungojë këtë vit”, tha Shaqiri.