Shaqiri dhe Tahiri kritikojnë drejtësinë: Ta pastrojmë oborrin tonë para se t’i japim mend Kosovës!

Moderatori i “LajmTV” dhe gazetës “Lajm” Sefer Tahiri, ne emisionin e tij te rregullt “Dialog te Lajmi” te ftuar te radhes e ka patur deputetin e Aleances per Shqiptaret (ASh) z.Rijad Shaqirin. Gjendja e gjyqësorit në Maqedoninë e Veriut dhe kritikat ndaj Kosovës kanë qenë në qendër të një bashkëbisedimi mes Shaqirit dhe Tahirit.

Tahiri bashkëbiseduesit e ka pyetru për ministrin e Drejtësisë, z.Jeton Shasivari, ne fakt për heshtjen e tij lidhur me problemet në sistemin gjyqësor.

“Fatkeqësisht, ministri Shasivari hesht për faktin se gjyqësori në Maqedoninë e Veriut ende vendos me dhurata Swarovski dhe me defter politik, pra nuk është i pavarur”, ka thënë Tahiri.

Ndërkaq, deputeti i ASh-se Rijad Shaqiri iu përgjigj me një thënie popullore, duke përcjellë një mesazh të qartë:

“Para se me dalë në kojshi, është mirë me e pastru oborrin tonë, e kupton?”

Mesazhi i bashkëbisedimit ishte se, përpara se t’i jepen leksione Kosovës, vëmendja duhet të përqendrohet te problemet e pazgjidhura të drejtësisë në Maqedoninë e Veriut.