Shakira thotë se ka qenë një vit i vështirë pas ndarjes nga Pique: Durova shumë gjëra

(FILES) This file photo taken on September 5, 2019 shows Colombian musician Shakira and partner Kosmoa Founder and President, Spanish football player Gerard Pique attending the Davis Cup Presentation in New York. - Colombian superstar Shakira and FC Barcelona defender Gerard Pique said on June 4, 2022 they were calling time on their relationship of more than a decade. The couple share two children. (Photo by Bryan R. Smith / AFP) (Photo by BRYAN R. SMITH/AFP via Getty Images)

Shakira po tregohet e sinqertë në atë se sa e vështirë ka qenë jeta e saj pas ndarjes nga Gerard Pique.

“Kam kaluar një vit shumë të vështirë pas ndarjes time dhe duke shkruar këngën me BZRP ka qenë shumë e rëndësishme për mua”, tha ajo në një intervistë për “Tonight Show Starring Jimmy Fallon”.

“Ishte një mënyrë më e mirë për të treguar emocionet e mia”, tha këngëtarja.

Foto: Screenshot/YouTube

Shakira, 46-vjeçe, tha se pasi publikoi këngën ndjeu se si gratë e tjera mund të lidheshin me situatën siç ka ylli kolumbian.

Ndjeva vërtet se nuk kam as fansa”, vazhdoi ajo. “Ka shumë gra që kanë kaluar të njëjtat gjëra që kam kaluar edhe unë, që mendojnë ashtu siç mendoj unë, që ndihen ashtu siç ndihem unë, të cilat janë dashur të durojnë kaq shumë katrahura siç jam dashur unë”.

“Dhe unë e shkrova këngën për mua, por gjithashtu ndjej se ajo ishte menduar për kaq shumë gra atje që kishin nevojë për një forum dhe një zë për t’i përfaqësuar ato në shumë mënyra”, theksoi mes tjerash Shakira.

Dyshja bënë të ditur për publikun se u ndanë në qershor të vitit të kaluar pas 12 vitesh së bashku.

 

Ata kanë dy fëmijë: Sasha dhe Milan. /Telegrafi/