Shakira shihet e përlotur në një dyqan në New York

EXCLUSIVE: Shakira seems to be in an expressive mood while shopping for chocolate at the M&M'S World New York on March 10, 2023 in Times Square, New York City. Shakira arrived to the store after appearing on an episode of "Jimmy Kimmel Live". Pictured: Shakira Ref: SPL5529279 100323 EXCLUSIVE Picture by: Felipe Ramales / SplashNews.com Splash News and Pictures USA: +1 310-525-5808 London: +44 (0)20 8126 1009 Berlin: +49 175 3764 166 [email protected] World Rights

Shakira dukej se shpërtheu në lot në dyqanin M&M të New Yorkut pas performancës së saj të parë ‘live’ të këngës së saj që ia dedikoi ish-partnerit Gerard Pique.

Kënga e hit e yllit kolumbian ka referenca të shumta për ish-in e saj pas ndarjes së tyre të hidhur.

Të premten e kaluar, këngëtarja e “Hips Don’t Lie”, 46 vjeçe, ka performuar ‘diss’-in e saj “Bzrp Music Sessions, Vol. 53” me një veshje lëkure në “The Tonight Show”, shkruan The Sun.

Foto: Splash

Që nga performanca e saj në spektaklin në New York artisja po kalon kohë në qytetin amerikan.

Por ndërsa ajo ishte e gjithë e buzëqeshur teksa këndonte këngën e saj të re, ajo u pa këtë javë duke qarë teksa bisedonte me një grua.

Shakira, e veshur me një kapele bejsbolli dhe një bluzë të zezë, i çoi djemtë e saj të cilët i ndan me ish-Pique – Milanin, 10 vjeç dhe tetë vjeçarin Sasha – në dyqanet M&M në Times Square.

Foto: Splash

Ndërsa djemtë e saj shikonin ofertat e mëdha të çokollatës, humori i Shakirës nuk dukej aq i ëmbël sa ia mbulonte fytyrën.

Ajo u pa duke qarë dhe dukej e tronditur ndërsa fliste me një grua të paidentifikuar në dyqan.

Ajo dhe ish-ylli i Barcelonës, 36-vjeçari, Pique, u ndan pas një romance 11-vjeçare qershorin e kaluar përpara se ai të zyrtarizonte lidhjen me të dashurën e re Clara Chia.

Foto: Splash

Në këngën e saj të re, Shakira thumbon edhe Claran, me të cilën Pique u përfol se kishte filluar të takohej para se të ndaheshin.

Pique këtë javë theu heshtjen e tij mbi këngën kur u pyet në radiostacionin RAC1 të Barcelonës nëse e kishte dëgjuar këngën.

Foto: Getty

“Po, padyshim. Nuk dua të flas për këtë”, u përgjigj ai.

Shakira ka përdorur muzikën e saj për të dërguar një seri thumbash ndaj futbollistit në pension Pique dhe të dashurës së tij të re gjatë muajve të fundit. /Telegrafi/