Shahpaska: Ende nuk dihet arsyeja për vdekjen e Ilçes 11-të vjeçar nga Ohri

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ende nuk i ka marrë rezultatet e autopsisë së trupit të Ilçes 11-të vjeçar nga Ohri, i cili ishte braktisur nga prindërit e tij, ndërsa pastaj ishte akomoduar në një shtëpi të vogël grupore në Demir Kapi, të cilët duhet ta konfirmojnë arsyen e vdekjes së tij të papritur.

“U munduam t’i sigurojmë kushte që të qëndrojë i rehatshëm dhe të ketë mbrojtje adekuate dhe kujdes pas qëndrimit në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve ku ai ka qëndruar dy javë, ndërsa prej datës 7 Gusht ishte akomoduar në Demir Kapi në një shtëpi të vogël grupore. Ai në shtëpinë e vogël grupore gjatë gjithë kohës ka qenë nën kontroll të mjekut amë dhe ka pasur mbrojtje të përhershme shëndetësore edhe pas daljes nga spitali. Gjatë qëndrimit në shtëpinë grupore gjendja e tij shëndetësore ka qenë e mirë. Ditën kur Ilçe vdiq përkëdhelësja e cila është kujdesur e ka parë se përnjëherë ka vdekur, e ka thirrur mjekun amë i cili pastaj është paraqitur në polici. Është përfshirë edhe prokurori publik dhe institucionet veprojnë sipas ligjit. Ishte kryer autopsi, dhe kur t’i marrim rezultatet do ta kuptojmë se cila është arsyeja e vërtetë për vdekjen e tij”, deklaroi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas vizitës së shtëpisë grupore në Shkup.

Ajo potencoi se për një fëmijë mbështetjen më të madhe e jep familja, por kur ajo bëhet disfunksionale atëherë veprojnë institucionet dhe u ndihmojnë familjeve të tilla. Reforma sociale e cila ishte zbatuar, sipas Shahpaskës, duhet ta përmirësojë sistemin për kujdes të këtyre personave dhe ato më shpejtë të marrin mrojtje.

“Ligji i ri për mbrojtje sociale me të cilin filloi të zbatohet reforma sociale duhet të mundësojë punëtorë social dhe profesional, profesionistët më lehtë t’i rekrutojnë familjet nga terreni të cilët kanë probleme sociale. U vendos mënyrë e re e punës për menaxhim me rastin ku një punëtor profesional udhëheqës i ekipit kujdeset për gjithë familjen. Ai i mbledh informatat për të gjitha problemet të cilat paraqiten në familje dhe gjendet mënyrë për t’i zgjedhur”, tha Shahpaska.

Ajo u pajtua se në disa raste paraqiten edhe probleme dhe funksionim më i ngadalshëm i sistemit, por, tha, punohet me përkushtim hap pas hapi dhe situata dukshëm po ndërrohet në terren.