Sevilla më në fund e gatshme të negociojë kartonin e Kounde me Chelsea

Saga e gjatë për transferimin e Kounde mund të marrë një përfundim së shpejti, me skuadrën e Sevillas që duket e gatshme të negociojë me Chelsea.

ESPN bën të ditur se Sevilla janë gati të zbresin kërkesën e tyre prej 80 milionë eurove dhe të negociojnë për një çmim më real me Chelsea, transmeton lajmi.net.

Chelsea është në një krizë të fazës së mbrojtjes, me Antonio Rudiger, Thiago Silva dhe Andreas Christensen e Cesar Azpilicueta që do të mbesin pa kontratë në verën tjetër.

Kjo ka bërë që Chelsea të intensifikojë ndjekjen e kartonit të Kounde.

Një lëvizje e pritur të ndodhte gjatë verës dështoi për shkak të kërkesave të larta të Sevilla, por tani andaluzianët duket se janë gati të pajtohen me 50 milionë apo 60 milionë.