Sevilla i vendos çmimin Kounde

May 23, 2021: Jules Kounde of Sevilla during LaLiga, football match played between Sevilla Futbol Club and Deportivo Alaves at Ramon Sanchez Pizjuan Stadium on May 23, 2021 in Sevilla, Spain. - ZUMAa181 20210523_zaa_a181_189 Copyright: xJoaquinxCorcherox

Sevilla vendosi çmimin përfundimtar për Jules Kounde.

Kounde dëshiron të largohet nga Sevilla, pasi kërkon të luajë në një ekip më konkurrues se ai andaluzian.

Chelsea është skuadra favorite për të marrë në radhët e tyre francezin.

Sipas ‘Marca’ Sevilla i ka vendosur çmimin përfundimtar Koundes, 65 milionë euro do duhet të paguajë Chelsea për lojtarin, përcjell lajmi.net.

‘Blutë e Londrës’ kishin shfaqur interesim për 23 vjeçarin edhe sezonin e kaluar, por këtë merkato duken më të vendosur për të.

Mbetet të shihet nëse do të arrihet marrëveshje në mes dy klubeve.