Servilitetin ndaj Grubit e Zeçeviqit, nuk mbulohet me hiper-kombëtarizëm teatral

Shkruan: Arsim Zekolli

Në mendjen e BDI-së dhe ‘Albanski Sojuz’, eshte ngujuar bindja se vrapi neper TV studio, parandalon erozionin. E them erozionin, pasiqë nga vet goja e Aliut, Bujarit, Ziadinit, detektohet paaftësia për të zgjeruar ndikimin.

Të ulesh para kamerave nenkupton te kesh porosi per shikuesin. Vet prezenca në televizioni, mund të jetë ndoshta atraktive për bashkëpartiakët dhe ndonjë cauc tinejxhere ose plakë shtëpiake. Nese nuk ke ndonjë porosi konkrete, është vetem sorrollatje nga inercioni qe rezulton ne shikim nga inercioni. Rrjedhimisht, janë vetem liderët e BDI-së dhe “Albanski Sojuz” që me fjalorin, grimasat dhe gjestikulacionet, rrezatojnë gjendjen e vet të inercionit të rënies në “ler”.
Pasoja tjeter e sorrollatjeve të tilla, pa koncept dhe me shumë frikë, është se të detyron të flasësh shumë dhe të hapësh pika të dobëta.

Nuk keni nevojë te shikoni intervistat e Aliut dhe Zikit (Zijadinit v.j.). Mjafton të lexoni shkoqitjet nga intervista për të kuptuar kontraditat e tyre, salto mortalet, zig-zaqet, driblingjet me vetveten dhe pa prezence te kundershtarit.

Jo opinioni, por rallëkush në BDI e dinë sot, nëse është takur Alia me Nikollen ose nuk eshte takuar; nëse janë parti qytetare ose Shqiptare; nëse janë për BE ose kundër BE; nëse pështyjnë ose vardisin Izetin; nëse ka qenë Artani apo ka qenë Bujari në Budapest… Në politikë nuk thuhet e verteta.
Nga ana tjeter, është shkathësi që gënjeshtrat t’i reduktosh në minimum – aq saqë mund t’i mbashë në mend.
E tani, kur lideri është nën ndikim sedativesh ndersa këlyshët përreth mezi presin të ngordh dhe t’ia marrin shtëpinë, ec e mbaj mend gjitha gënjeshtrat që i ke thënë për këto 10 vjet.

Ndersa, Ziki po vazhdon rrugëtimin nga piestali i imazhit të Skënderbeut dhe po përfundon si zëri i Xhevat Limanit në recitim Skenderbeu. Nga shinjelli Arber-Menduh nuk del dot njeri i sinqertë, por Ziki po ja nxjerr fundin me tentativat e tija qe servilitetin ndaj Grubit dhe Zeqeviqit, ta kamuflojë me hiper-kombetarizem teatral, kurse mungesen e kurrizit ta kamufoj me vokal patetik. Shkurt, Ziki, je figurinë e dores se dyte, nje futboll ne mes te trekendeshit Zeqeviq-Grubi-Lloga. Dhe asgje nuk e definon kete rreshqitje tende te mjere, si akuzat per kidnapim te Kastriotit. Ti Ziki, do të duhet t’i shpjegosh vetes, jo neve: po te pengon vota Kastriotit qe pamundesoi koalicionimin me VMRO, apo qe te detyroj ne koalicionim me LSDM? Pasi qe – keshtu apo ashtu – Kastrioti ishte dhe eshte ne opozite, ndersa ti ….? Ku je ti?

Si definon ti veten?

Vet thua “nuk jam ne qeveri”, nderkohe qe je ne preher te Zeqeviq dhe Grubi?

Kuptoni si ta doni!

Nese nuk keni koncept politik, se paku perpiquni te beni nje koncept per paraqitje mediatike.
Se u bëtë horr.