Sërish rritet numri i rasteve të reja të koronavirusit në Kinë, më së shumti në gjashtë javët e fundit

Kina sot paraqiti numër më të madh të rasteve të reja të koronavirusit në pothuajse gjashtë javët e fundit, duke tentuar ta parandalojë valën e dytë të infeksioneve nga Kovid-19, lajmëroi DPA.
Komisioni shëndetësor kinez sot në mëngjes informoi për 108 raste të reja të infeksioneve nga koronavirusi në raport me ditën e kaluar, duke i përfshirë edhe 98 rastet e të kthyerve nga jashtë. Agjencia gjermane thekson se ky është numri më i madh i të infektuarve të rinj që prej 6 marsit, kur autoritetet shëdnet/ësore numëruan 143 raste të reja.
Kina është e fokusuar në përpjekjet për preventivë nga vala e dytë e Kovid19, posaçërisht mes kinezëve të cilët kthehen nga jashtë. Më 28 mars u ndalua hyrja për të huajt në Kinë. Megjithatë, mediumet shtetërore lajmërojnë se udhëtarët të cilët e kalojnë kufirin nga Rusia e përhapin koronavirusin në qytetin kufitar kinez Suifene, në provincën verilindore Hajlonxhijang. Në këtë qytet të shtunën u konfirmuan rerth 300 raste të koronavirusit, përfshirë edhe 100 personat e infektuar të cilët nuk tregojnë kurfarë simptoma.
Nga rastet e reja që sot u paraqitën , 10 janë të infektuar me transmision lokal, prej të cilëve shtatë janë regjistruar në provincën Hajlonxhijan dhe tre në provincën Guangong.
Kina deri më tani ka paraqitur 82.160 raste të të infektuarve me koronavirus, 3.341 të vdekur dhe 77.663 pacientë të shëruar, shtoi DPA.