Labinot Tahiri i përgjigjet thirrjes së Albin Kurtit, jep 5.000 euro

Thirrjes së Albin Kurtit që t’i ndihmoj diaspora me mjete financiare për të menaxhuar situatën me COVID-19, i është përgjigjur edhe Labinot Tahiri, ish-deputeti e humanisti, ani se jeton në Kosovë.

Tahiri, madje për këtë punë ka ndarë 5 mijë euro.

Tahiri gjithashtu ka thënë që e përkrah këtë nismë të Kurtit.

“Ne i dhurojmë 5000 € për fondin e shtetit dhe e pêrkrahim iniciativen e Kryeministrit Albin Kurti!

Në humanizëm më ka ngritur populli, jo politikanët apo politika!