Sërish alarme për bomba në disa shkolla të Shkupit

Në adresat elektronike të 18 shkollave në Shkup, ku janë duke u bërë kontrolle antiterroriste, kanë mbërritur mesazhe mëngjesin e sotëm për vendosje të bombave njofton MPB.

“Sot (02.03.2023) deri në ora 08:20 në MPB është njoftuar se në adresat elektronike të 18 shkollave në Shkup është dërguar kërcënim për vendosje eksplozivi. Menjëherë pas marrjes së denoncimeve, nga punonjësit e policisë janë marrë masat për evakuimin e sigurt dhe po vijojnë kontrollet antiterror.Po merren masa për zbardhjen e rasteve”, njoftojnë nga MPB.