Sergio Ramos do të vazhdojë me PSG-në

Sergio Ramos duket se do të rinovojë kontratën me Paris Saint-Germainin.

Kontrata e qendërmbrojtësit spanjoll skadon në fund të sezonit, por sipas “L’Equipe”, ai do të rinovojë kontratën edhe për një tjetër sezon, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, nëse ai mbetet në “Parc des Princes”, thuhet se nuk do të ketë aq shumë minuta sa kishte këtë sezon.

Ramos është paraqitur në 43 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon. Për shkak të lëndimit të Presnel Kimpembe, që e ka mbajtur francezin jashtë për pjesën më të madhe të sezonit, ish-mbrojtësi i Real Madridit ka qenë një shtyllë në vijën e mbrojtjes të PSG-së.

37-vjeçari është pjesë e parisienëve që prej vitit 2021. Në total, ai deri më tani ka regjistruar 56 paraqitje, ka shënuar pesë gola dhe ka një asistim.