Fernandes i lumtur që Liverpooli s’do jetë në Ligën e Kampionëve

Bruno Fernandes është shprehur i lumtur që rivali i tyre Liverpool nuk do jetë në Ligën e Kampionëve.
Mbrëmë Man United deklasuan Chelsea, 4:1 duke siguruar kështu një vend në Ligën e Kampionëve.

Kjo bëri që Liverpooli të mbetet jashtë Ligës së Kampionëve, duke mbetur në Evropa Ligë.

Në këtë ndeshje rol të rëndësishëm luajti Bruno Fernandes, i cili shënoi golin e tretë me anë të një penaltie.

Pas ndeshjes portugezi u shpreh i lumtur që ‘Reds’ nuk do jenë në kompeticionin më të rëndësishëm në nivel klubesh në Evropë.

“E dimë se sa ka rëndësi kjo për fansat. Për neve, ka të bëjë me arritjen e qëllimeve tona. Do të ishim po ashtu të lumtur që Liverpooli të mos jetë aty, por prapë se prapë ka të bëjë me dhënien e maksimumit nga vetja jonë”, tha lojtari i Unitedit.

Kujtojmë që Liverpooli është fitues i trefishtë i Evropa Ligës, në vitin 1972-73, 1975-76 dhe 2000-2001.