Serbia përgatitet për ndërtimin e vendkalimit kufitar Miratoc-Llojan

Drejtoria republikane serbe për pronë ka publikuar kumtesë paraprake për datën për shpalljen e tenderit rreth planeve për shtatë vendkalime kufitare, mes të cilave është edhe vendkalimi kufitar Miratoc-Llojan, vendkalim kufitar mes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.

Tenderi planifikohet të shpallet më 9 maj, ndërsa siç kumtoi biznes portali Ekapia, bëhet fjalë për vendkalimet kufitare Jasha Tomiq, Kallugjerovo, Kelebia, Gjerdap 1, Jabuka, Ljuba dhe Miratoc-Llojan.

Të gjitha vendkalimet e përmendura janë tashmë ekzistuese, kështu që supozohet se për to do të bëhen projekte për rikonstruim, përveç për vendkalimin kufitar Miratoc-Llojan i cili tërësisht duhet të ndërtohet.

Në fund të vitit 2019 Serbia dhe Maqedonia e Veriut nënshkruan marrëveshje për vendosje të vendkalimit të përbashkët kufitar Miratoc-Llojan.