Serbia dhe Maqedonia e Veriut për 30% e kanë tejkaluar shkëmbimin e ndërsjellë tregtar në vitin 2021, krahas pandemisë dhe kufizimeve të ndryshme në komunikacion, duke arritur shifrën rekorde një miliardë e 120 milionë euro. Me zhvillimin e iniciatëvës “Ballkani i hapur”, në të cilën përveç Beogradit dhe Shkupit merr pjesë edhe Tirana, pritet rritje edhe më e madhe.
“Jemi të bindur se me zbatimin dhe ringjalljen e mëtejshme të iniciativës “Ballkani i Hapur” që e shohim si mundësi të madhe për rajonin, shkëmbimi ynë ekonomik dhe tregtar dob të vazhdojë të rritet. Për ne, “Ballkani i Hapur” për nga natyra e saj është iniciativë gjithëpërfshirëse dhe dëshirojmë që në korniza të saj ta shohim gjithë Ballkanin Perëndimor. Jemi të bindur se kur të fillojë të japë rezultatet e para serioze do të interesohen edhe të tjerët të jenë në këtë “ekip fitues”, tha Selakoviq.
Selakoviq dhe shefi i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, sot nënshkruan marrëveshje për hapjen e qendrave kulturore – informative të Serbisë në Shkup dhe anasjelltas, të Maqedonisë së Veriut në Beograd. Selakoviq u prit edhe nga Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski, por as në konferencën në Ministrinë e Punëve të Jashtme, as në njoftimin e kabinetit të Pendarovskit nuk përmendet qëndrimi i Beogradit zyrtar për invazionin rus në Ukrainë./KlanMacedonia/






