Serbia dhe naiviteti i Tiranës

Shkruan: Nedai Shaholli

Shou mediatik në Strasburg!

Dje në Këshillin e Europës në Strasbourg, kryeministri ynë i gjatë Edvin lemeria, bëri proçkën e radhës duke bërë shou mediatik ai u përpoq të luaj atdhetarin duke i larë bërsirat e tij me vëllamin Aleks me urinë’!
Në fjalimin e tij Edvin lemeria tentoi të hiqet ‘patriot i madh’ me rrëfenjat e tij atdhetare sesa i dhimbset Kosova, duke e folur me këtë rast në arenën ndërkombëtare përmes avokatisë mbrojtse, sharlatani ynë gjoja po bën detyrën e atdhetarit për Kosovën, duke mbrojtur luftën e drejtë dhe të pastër të UÇK-së gjatë luftës që deri këtu nuk ka asnjë gjë për të kundërshtuar.

Të mbrosh luftën e drejtë të UÇK-së është detyrë e çdo shqiptari atdhetar por edhe e kryeministrit shqiptar, por të mos drejtosh gishtin e akuzës nga Beogradi i cili është autor dhe ekzekutor i gjenocidit dhe krimeve të luftës në Kosovë duke kursyer vëllamin Aleks nga ato akuza të drejta, i cili ishte ministër i kryekriminelit Millosheviq dhe mban përgjegjësi për propagandën e luftës së barbarisë serbe në Kosovë është hipokrizi dhe lojë fjalësh.

Adresa e vetme e krimit se kush mban përgjegjësi ndaj shqiptarëve të Kosovës është Beogradi zyrtar i cili nuk ka hequr dorë nga metodat dhe mentaliteti shoven ndaj shqiptarëve.

Të bësh krushqi për një Open Ballkan me një ish ministër të Millosheviqit nga njëra anë dhe nga ana tjetër nuk guxon t’i thuash këtij ish ministri siç është Vuçiqi, se : ‘Nëse doni Open Ballkanin me Kosovën brenda kushtetutës serbe, udha e mbarë pa Shqipërinë’!

Por, Edvin lemeria kërkon të lajë ‘bërsirat e tij dhe të Vuçiqit me urinë’,për gjoja me këtë qëndrim atdhetar ndaj Kosovës, ai nuk guxon ta shpreh hapur atë qëndrim atdhetar kur thotë se e ndjen në vetvete sepse është i kapur dhe i kapuri nuk mund t’i mbrojë dhe t’i shtojë këto qëndrime atdhetarësh pasi i ‘kapuri për veshi’ është shërbetor i dikujt!

Ndaj, injoranca shqiptare mos të bjerë në vetëkënaqësi nga fjalimi i sharlatanit tonë të gjatë, sepse asgjë të re nuk ka thënë veç një të vërtete që e kanë dëshmuar luftëtarët e lirisë me luftën e tyre të drejtë çlirimtare kundër çetnikëve të Beogradit.