Serbi, ndalesë e levizjes prej sot deri të shtunën në mëngjes

Ndalimi i lëvizjes në Serbi fillon prej sot në ora 18:00 pasdite dhe do të zgjasë deri të shtunën, më 2 maj në ora 5:00 të mëngjesit.

Gjithashtu ndalimi i lëvizjes të shtunën dhe të dielën do të fillojë në ora 18:00 dhe po ashtu do të zgjasë deri në ora 5:00 të mëngjesit, bëri të ditur Qeveria e Serbisë

Qytetarët mbi moshën 65 vjeç do të lejohen të shkojnë në shëtitje dy herë të premten, më 1 maj, në kohëzgjatje prej një orë, në çdo kohë të ditës jo më shumë se gjashtëqind metra larg vendbanimit të tyre.

Të shtunën dhe të dielën, ndalimi i trafikut fillon në ora 16:00 dhe zgjat deri në orën 5:00 të mëngjesit.