Faza e parë e dezinsektimit ajror kundër larvave të mushkonjave do të zhvillohet të hënën në rajonin e Qytetit të Shkupit, në orët e para të mëngjesit.
Siç informojnë nga Qendra për menaxhim me kriza, nëse kushtet e motit nuk lejojnë dezinzektimin, ajo do të kryhet ditën e parë, kur kushtet e motit do të jenë të favorshme, në terminin e njëjtë.
Nga QRMK i informojnë bletarët për të marrë masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve në kohë.