Kosovë, LDK-ja dhe Nisma nënshkruajnë koalicionin

Lidhja Demokratike e Kosovës ka arritur marrëveshje për bashkëqeverisje edhe me Nismën Socialdemokrate. Këtë e bëri të ditur kreu i Nismës, Fatmir Limaj, i cili gjithashtu tha se partisë që ai e drejton do t’i takojnë 2 ministri dhe posti i zëvendëskryeministrit. Deri tani LDK-ja ka arritur marrëveshje për bashkqeverisje edhe me AAK-në e Ramush Haradinajt e cila sipas marrëveshjes, do të drejtojë katër ministri dhe një zëvendëskryeministër. Një ditë më parë, LDK-ja ka firmosur një marrëveshje për koalicion edhe me Listën Sërbe.