Serbët, maqedonasit e malazezët- të gjithë kundër Dua Lipës (Video)

Ditë më parë këngëtarja kosovare me famë botërore,  ka publikuar një fotografi në rrjete sociale ku shihet harta e “Shqipërisë” me mbishkrimin “”.

Përveç që shqiptarë të shumtë e përkrahen Dua Lipën me publikimin e asaj fotoje, reagime ka pasur edhe nga ana e serbëve duke komentuar si “ është serbi”, e shumë komente të tjera të ngjashme.

Mirëpo një veprim i tillë nuk i ka pëlqyer gazetarit serbë,  i cili këtë e ka cilësuar si një “akt ekstremizmi”, duke thënë se ky akt duhet dënuar.

Ndaj këtij komenti, reagim i tillë ka ardhur edhe nga babai i Dua Lipës,  i cili u përfshi në këtë debat me producentin serbo-kanadez.

Dukagjin Lipa tha se duhet të edukohet përpara se të vendos të shkruaj reagime të tilla në tëitter, mirëpo Malagurski nuk la pa reaguar përsëri.

“Ju lutem ndaloni së mbështeturi flamuj me stil të ISIS-it ku përshkruhen aspirata të mëdha territoriale shqiptare drejt tokave serbe, malazeze, maqedonase e greke. Ballkani ka nevojë për paqe dhe ju po promovoni luftë për rrëmbim të territoreve për të quar tutje ideologjinë tuaj fashiste”, ka shkruar serbo-kanadezi.

Dukagjin Lipa i kundërpërgjigjet përsëri duke i thënë se një qëndrim i tillë është qesharak dhe vjen nga një njëri i cili ka më së paku se dy diploma

“Unë e kuptoj që ju si një nacionalist  përpiqeni ta përdorni këtë për të fituar një lloj simpatie, por s’ka më budallenj, përveç miqve tuaj nacionalist në tëitter”, ka shkruar Lipa.

 

VIDEON mund ta shikoni në këtë: LINK