Arrihet marrëveshja zgjedhore në Shqipëri

Partia Socialiste dhe opozita parlamentare në Shqipëri kanë arritur marrëveshjen politike për votimin e marrëveshjes së 5 qershorit e dakordësuar mes palëve politike në Këshillin Politik dhe hapjen e listave.

Opozita parlamentare ka rënë dakord që të firmos marrëveshjen e 5 qershorit të arritur në Këshillin Politik.

Dokumenti është firmosur nga kreu i Grupit të PS, Taulant Balla dhe deputetët, Myslim Murrizi, Nimet Musai, Rudina Hajdari dhe Edmond Stojku.

Votimi do të mbahet më 23 korrik, ndërsa opozita parlamentare dhe PS shprehen se kjo vjen në dobi të procesit të integrimit të vendit dhe përmbushjen e kushtit të KE për miratimin e reformës zgjedhore në përputhje të plotë me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it.

Gjithashtu të dy palët nuk janë tërhequr nga hapja e listave që sjellin dhe ndryshime kushtetuese dhe në marrëveshjen e arritur kjo do të miratohet në Kuvend më 30 korrik 2020 në mbyllje së sesionit parlamentar.