“Serbët janë në gjendje me na vra, ne u blejmë produktet”, Dafina Zeqiri kaplohet nga emocionet

Postimi i fundit i Dua Lipës lidhur me popullin shqiptar dhe kufijtë e tij, ka ndezur polemika të shumta në rajon dhe më gjerë.

Tani çdo shkrim apo foto lidhur me këtë temë është duke marrë vëmendje të madhe edhe tek fqinjët që ende e kanë të vështirë ta pranojnë se Kosova është shtet i pavarur.

Si edhe shumë artistë të tjerë që kanë reaguar lidhur me gabimin e kompanisë ‘Apple’ lidhur me kufijtë e shtetit tonë, edhe Dafina Zeqiri kishte bërë një postim lidhur me këtë.

Dhe në faqen e saj në Instagram kanë vërshuar komentet e serbeve, të cilat shtynë Duffyn të bëj një shkrim lidhur me këtë, ku thotë se “Ne jemi në gjendje të ju blejmë produkte ndërsa ata të na vrasin”.