Gjithçka gati për turneun përkujtimor në hendboll “Arsim Idrizi”

Klubi i hendbollit “Rinia” nga Çairi i Shkupit njofton se gjithçka është gati për organizimin e turneut të parë në nderim dhe kujtim të ish hendbollistit të tyre Arsim Idrizi.

Zatën edhe turneu ka marrë emrin e hendbollistit Arsim Idrizi, i cili ka kaluar një pjesë të madhe të jetës së tij në këtë klub.

 

Të enjten me fillim prej orës 11:30 minuta në ambientet e hotel Neë Star do të mbahet një presskonferencë për media.

 

Turneu do të mbahet me 25 dhe 26 janar në sallën sportive “7 marsi”.

Në turne do të marrin pjesë Vllaznimi nga Gjakova, Trepca nga Mitrovica dhe Elbasani.