Selmani: S’janë të rrezikshëm ‘fake profilat”, sa fejkizmi i disave me emër e fotografi të vërtetë

Tash kur jemi në kohë parafushate zgjedhore do shtohen fejk profilat dhe fejkizmin e kemi konstant.
Por, një gjë është e sigurtë, nuk janë aq të dëmshëm e të rrezikshëm fejk profilat aq sa është fejkizmi i disave me emër e fotografi të vërtetë. Këta janë ata që çohen në sabah si patriarkal dhe kafjallin e hanë me bindje konservatore, kah mesi i ditës bëhen ultra liberal e feminista të zjarrtë. Përkrahjen e mbështetjen partiake e ndryshojnë, varësisht me kë e ndajnë tavolinën në atë moment, dhe varësisht si e kanë kalkuluar ata se cila parti do fiton, dhe thurin plane për veten e tyre. Diku ka akshami, kur kthehen në shtëpi, u bëhet lëmsh fejkizmi, harrojnë çfarë kanë qenë në sabah e çfarë në drekë, dhe kështu i zë gjumë dhe e përmbyllin ditën si fejkista!
(P.S. Shkrimi është marrë nga facebook-u i Nafie Selmanit)