Sellma pozon me Vjosa Osmanin: Bashkëvendësja ime, të uroj me zemër ta përfaqësosh Kosovën

Ajo u zgjodh në Kuvendin e Kosovës e votuar nga 71 deputet, shkruan lajmi.net.

Përveç reagimeve të shumta nuk munguan edhe urimet e njëpasnjëshme nga fytyra të njohura publike por edhe qytetarët.

Ishte edhe grimerja e njohur, Sellma Kasamuviq e cila e ka uruar duke publikuar një fotografi bashkë me të në Instagram.

Përpos fotografisë, Sellma edhe i ka uruar postin duke shkruar se do ta përfaqësoj më së miri Kosovën.

Postimi i plotë i saj pa ndërhyrje:

“Sa here e shikoj Vjosa Osmani me kujtohet thenia e famshme e Michele Obames ‘When they go low, we go high’. Dhe s’ka ku te shkoj me lart, ekselenca e saj, Presidentja e Kosoves, znj. Vjosa Osmani Bashkevendasja ime, te uroj me zemer ta perfaqesosh Kosoven dhe njekohesisht Mitrovicen tone te dashur! Te falenderoj nga zemra dhe ndihem e nderuar qe i beson duarve dhe punes se stafit tone. Ti je zeri yne”.