Selimi: Demantojmë pohimet e Lëvizjes Demokratike për Poliklinikën e Sarajit

Reagim nga Vullnet Selimi, drejtor i Shtëpisë së Shëndetit në Shkup, në kuadër të së cilës bën pjesë edhe poliklinika e sapohapur e Sarajit.

“Demantojmë në mënyrë kategorike fotografitë dhe pohimet e partisë Lëvzija Demokratike që kanë për qëllim njollosjen e një projekti të shumëpritur nga banorët e Sarajit.

Hapësirat dhe kushtet e Poliklinikës Saraj janë super moderne, ndërsa dëshmitarë të kësaj ishin vet qytetarët që ishin në numër por dhe mediat të cilat kanë xhiruar të gjitha repartet dhe hapsirat brenda Poliklinikës.

I vlerësojmë të ulta tentimet për njollosje të projekteve në dobi të qytetarëve edhe atë përmes manipulimeve dhe gënjeshtrave.

E rëndësishme është se mbi 45 mijë banorë të Sarajit tani do të kenë shërbime shëndetësore në komunën e tyre dhe ky është lajm më i mbarë për këtë fillimvit”, nënvizoi Selimi.(INA)