Nikolloski: Maqedonia nuk po fillon negociatat me BE-në, jo për shkak të problemit me Bullgarinë

Një deklaratë e re nga deputeti Aleksandar Nikolloski bën të ditur se Maqedonia po refuzon të nisë negociatat me Bashkimin Evropian, duke argumentuar se kjo nuk është pasojë e tensioneve me Bullgarinë, por e mungesës së një sistemi funksional të sundimit të ligjit.

“Nëse Maqedonia e zgjidh problemin e korrupsionit dhe vendos një sistem funksional të sundimit të ligjit, problemi me Bullgarinë do të zgjidhet në një mëngjes apo një pasdite.

 

Këtë e them prej vitesh që nga viti 2018! Është konfirmuar përfundimisht dhe publikisht nga shtetet e fuqishme anëtare të BE-së. Zgjidhja është lufta e fortë kundër korrupsionit dhe vendosja e një sistemi funksional të sundimit të ligjit”, thot Nikolloski.