Seldi ndau sekuenca të këngës së re

Këngëtari, Seldi Qalliu së fundmi ka paralajmëruar këngën e re përmes rrjeteve sociale, shkruan lajmi.net.

Ai publikoi një video në Instastory teksa po dëgjonte këngën e tij të re ku edhe pyeti fansat se a do të dëshironin ta publikonte atë.

“A ja vlen me publiku?”, tha këngëtari në mbishkrimin e videos së publikuar.

Projekti i fundit muzikore nga këngëtari mbetet “Nutella”, i cili u pëlqye mjaft shumë nga fansat e tij.